Mustafa Melih Ahıshalı
09 Dhjetor 2017•Përditësim: 09 Dhjetor 2017
STAMBOLL (AA) – Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Iran, sot u takua me homologun e tij iranian Xhevad Zarif, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave të Iranit, në takimin e zhvilluar në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme të Iranit në Teheran, është diskutuar për zbatimin e marrëveshjes bërthamore, për tregtinë dhe zhvillimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme si dhe për çështje të tjera rajonale.
Johnson, pas takimit me Zarif, u takua edhe me kryetarin e Parlamentit iranian Ali Larixhani dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shemhani.
Pritet që nesër Johnson të realizojë një takim me presidentin e Istitucionit të Energjisë Atomike të Iranit.