Barry Ellsworth
01 Nëntor 2016•Përditësim: 02 Nëntor 2016
TRENTON (AA) – Kanadaja ka rritur kufirin e emigrantëve të cilët do ti lejojë të hyjnë në shtet gjatë vitit 2017, raporton Anadolu Agency (AA).
“Qeveria e Kanadasë është duke mbajtur premtimin për një program të fortë emigrues përmes të cilit gjatë vitit 2017 do të mirëpresë 300 mijë emigrantë”, thuhet në njoftimin e qeverisë kanadeze të publikuar në faqen e saj të internetit.
Shifrat e lartpërmendura paraqesin rritje për rreth 40 mijë emigrantë nga 260 mijë sa janë lejuar të hyjnë në shtet në vitet 2011-15.