Tufan Aktaş
07 Dhjetor 2016•Përditësim: 07 Dhjetor 2016
ADDIS ABABA (AA) – Mësohet se 6 shkolla të organizatës terroriste FETÖ në vendin e Afrikës Perëndimore, në Senegal dhe ku studiojnë afërsisht 3 mijë nxënës do ti dorëzohen Fondacionit Arsimor të Turqisë Maarif (TMV), raporton Anadolu Agency (AA).
Zv/kryetari i TMV-së, ambasadori Dr. Hasan Yavuz, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se si rezultat i bisedimeve të delegacionit të TMV-së në vend me qeverinë e Senegalit është nënshkruar memorandumi i marrëveshjes i cili parashikon dorëzimin e shkollave fondacionit.
Yavuz duke vënë në dukje se gjatë bisedimeve janë takuar me presidentin e Senegalit Macky Sall dhe ministrin e Jashtëm Mankeur Ndiaye, është shprehur se "Qëllimi ynë është që të parandalojmë dëmtimin e vendeve mike dhe vëlla ashtu si ne."
Ndër të tjera pasi ka vënë në dukje se marrëveshja nuk ka qëllim vetëm marrjen në dorëzim të shkollave, por ka qëllim edhe kontributin ekonomik dhe social në të ardhmen në Senegal, Yavuz tha se "Po përpiqemi të fshijmë këtë organizatë nga çdo vend. Uroj që marrëveshja të jetë e dobishme për të gjithë kombin tonë."
Javën e kaluar edhe Guinea, Çadi dhe Sudani në Afrikë nënshkruan marrëveshjen për çështjen e dorëzimit të shkollave të FETÖ-s tek fondacioni TMV. Ndërsa bëhet e ditur se Somalia i dorëzoi këto shkolla autoriteteve turke menjëherë pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik.