Medin Halilovic
05 Korrik 2016•Përditësim: 06 Korrik 2016
NOVI PAZAR (AA) – Në varrezat "Gazilar" të Novi Pazarit, tani për tani nga persona të panjohur në mëngjes janë shkatërruar të paktën 29 gurë varresh, raporton Anadolu Agency.
Qytetarët të cilët mëngjesin e sotëm të ditës së parë të Fitër Bajramit arritën në varreza, ishin të rrëqethur nga pamja e kompleksit më të madh të varrezave në qytet.
Vandalët shkatërruan varrezat që ndodhen përgjatë rrugës që kalon përskaj varreave, pranë portës kryesore.
Pas lajmërimit të qytetarëve, policia së bashku me prokurorinë ka kryer hetime.