Ekip
05 Korrik 2016•Përditësim: 05 Korrik 2016
ROMË (AA) - Policia italiane njoftoi se ka arrestuar një person të pastrehë të dyshuar për përfshirje në vrasjen e studentit amerikan trupi i pajetë i të cilit u gjet në lumin Tiber në Romë, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia arrestoi 40-vjeçarin Massimo Galioto, i cili dyshohet se është "përfshirë seriozisht" në vrasje, thuhet në komunikatën e policisë.
Policia të hënën nxorri nga lumi Tiber trupin e studentit 19-vjeçar nga Wisconsin, Beau Solomon, i cili herën e fundit ishte parë të premten në mëngjes në një lokal, jo shumë kohë pas mbërritjes në Romë.
Vdekja e studentit u konfirmua të hënën vonë nga Universiteti John Cabot në Romë.