Muhammed Bilal Kenasari
22 Nëntor 2015•Përditësim: 23 Nëntor 2015
WASHINGTON (AA) - Avokatët e Jonathan Pollardit, i cili u burgos në vitin 1985 me arsye se ka bërë spiunazh në emër të Izraelit në SHBA dhe që ka mbetur për 30 vjet në burg, u ankuan në gjykatë në lidhje me dispozitat e lirimit me kusht, raporton Anadolu Agency (AA).
Avokati i Pollardit i cili u largua me një automjet privat nga burgu federal i qytetit Butner që gjendet në Karolinën e Veriut, në deklaratën e tij për radion izraelite tha se klienti i tij ka shkuar në New York.
Pollard pasi që u lirua bashkë me bashkëshorten e tij shkoi në një ndërtesë të një gjykate në New York. U njoftua se ai këtu ka shkuar në zyrën e lirimit me kusht për kontrollim.
Ndërsa avokatët e tij pas disa ore të lirimit paditën penalisht në lidhje me dispozitat e lirimit me kusht. Avokatët pohuan se mbajtja e një rripi dore që ka GPS dhe mbajtja e kompjuterit personal ose biznesi vazhdimisht nën mbikëqyrje të spiunit izraelit është "presion dhe e bezdisshme".