Davut Çolak
10 Maj 2017•Përditësim: 10 Maj 2017
KOPENHAGEN (AA) – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, në një konferencë të mbajtur në Kopehagen për luftën kundër DEASH-it, deklaroi se është diskutuar për hapat që duhen ndërmarrë kundër kësaj organizate terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Në konferencën e përbashkët për mediat me ministrin danez për Mbrojtjen, Claus Hjort Frederiksen, ai tha se DEASH-i gjithnjë e më shumë po humbet territoret të cilat i kontrollonte deri më tani.
Mattis tha më tej se pasi të mposhtin DEASH-in, veprimi i ardhshëm koalicionit ndërkombëtar do të jetë rindërtimi i zonave të çliruara nga organizata terroriste.
"Lufta ka dimensionin e vet njerëzor. Civilët janë në një pozicion ku duhet të jetojnë në vende ku po zhvillohet lufta kundër DEASH-it", tha Mattis.
Frederiksen nga ana e tij nënvizoi rëndësinë e luftimit të përbashkët kundër DEASH-it. "Ne jemi në rrugën e drejtë. Do ta mposhtin DEASH-in, por duhet të jemi të durueshëm. Kjo punë do të na marrë pak kohë", tha Frederiksen.