Hakan Çopur
06 Maj 2022•Përditësim: 06 Maj 2022
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dënoi ashpër sulmin në Izrael ku humbën jetën tre persona, duke e cilësuar atë si sulm terrorist, transmeton Anadolu Agency (AA).
Blinken nëpërmjet një deklarate me shkrim theksoi se e dënojnë ashpër sulmin e ndodhur dje në qytetin Elad në Izrael.
Duke bërë të ditur se janë në kontakt me zyrtarët izraelitë, Blinken tha se sulmi ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën shumë të tjerë është një sulm terrorist.
Në sulmin e ndodhur në qytetin Elad të Izraelit ishte njoftuar se të paktën tre persona humbën jetën ndërsa u plagosën katër të tjerë, prej të cilëve dy në gjendje të rëndë. Po ashtu u njoftua se policia filloi aktivitetet e kërkimeve për të kapur agresorët të cilët u përcaktuan se janë dy persona.
Ndërkohë, nuk është dhënë ndonjë informacion lidhur me identitetin e agresorëve.