Riyaz Khaliq Khaliq
06 Maj 2022•Përditësim: 06 Maj 2022
Të paktën 53 persona u deklaruan të vdekur sot pasi një ndërtesë u shemb javën e kaluar në Kinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dhjetë persona të tjerë u shpëtuan në mënyrë të sigurt nga vendi i ngjarjes.
Operacionet e shpëtimit dhe kërkimit po vazhdonin që nga 29 prilli për të gjetur personat e zhdukur në fatkeqësinë në qytetin Changsha të provincës qendrore të Kinës Hunan, raportoi transmetuesi publik CGTN.
Zyrtarët lokalë thanë se operacioni i kërkim-shpëtimit ka përfunduar pasi të gjithë njerëzit e pranishëm në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe identifikuar.
Një hetim ka nisur për të zbardhur shkakun e shembjes.
Gjithashtu, një depo e një kompanie ndërtimi në qytetin Jinzhong në provincën Shanxi të Kinës veriore u shemb sot.
Zyrtarët lokalë kanë nisur operacionet e shpëtimit, ndërsa numri i personave të bllokuar nën rrënoja mbetet i panjohur.