Amina Zorniç
20 Dhjetor 2015•Përditësim: 20 Dhjetor 2015
SHKUP (AA) - Në shtetin amerikan të Ohajos, pas ushqimit të saj të preferuar, krofnet e shijshme të mbushura me krem, u eutanizua ariu i zi 41-vjeçar, Archie i cili për dekada të tëra ka jetuar në shtëpinë e familjes Gillium, raporton Anadolu Agency (AA).
Archie, i cili me muaj të tërë për shkak të moshës ishte i sëmurë, u eutanizua për shkak të procesit gjyqësor për pronësinë e tij të Jeffrey dhe Debra Gillium, me autoritetet shtetërore. Çifti Gillium me muaj ishte përpjekur për të marrë lejen me të cilën do t'ju lejohej të mbajnë Archin edhe pse Ohajo ka ashpërsuar rregullat për mbajtjen e kafshëve të rrezikshme në prona private.
Duke mbrojtur qëndrimin e tyre, pronarët e Archit pohuan se ariu është i vjetër dhe si i tillë nuk mund të kalojë mbi gardh në Lodi, rreth 40 milje në jugperëndim të Clevelandit.
Çifti Gillums e mbronin ariun duke thënë se ishin kujdesur për të që nga viti 1981, dhe që atëherë kurrë nuk ka bërë asnjë incident të vetëm ose të ketë rrezikuar ndokënd. Ata thanë se kishin lejet e duhura për ta mbajtur atë derisa ligji nuk u ndryshua në vitin 2013, kur licenca për mbajtje të ariut kishte skaduar.
Pronarët thanë se nuk ishin informuar në mënyrë adekuate dhe me kohë për ndryshimet e ligjit, ndërsa Departamenti i Bujqësisë thotë se kafsha nuk mund të marrë leje për shkak se pronarët janë vonuar dy vjet.
Në përputhje me vendimin, Archie u eutanizua nga ekipi veteriner pas mëngjesit të tij të përzemërt.
"Mund të them se kurrë, asnjë ditë të vetme nuk kam ndier keqardhje se jam kujdesur për të me aq dashuri", tha Debra.