Mohammad Fahim Abed
20 Dhjetor 2015•Përditësim: 21 Dhjetor 2015
KABUL (AA) – Nga konfliktet të cilat vazhdojnë që prej dy ditësh mes militantëve talebanë dhe forcave të sigurisë afgane në qytetin Helmand në jug të Afganistanit kanë humbur jetën të paktën 90 ushtarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendës prefekti i qytetit Helmand, Mohammad Xhan Resuljar në një deklaratë me shkrim njoftoi se në konfliktet të cilat vazhdojnë që prej dy ditësh mes militantëve dhe forcave të ushtrisë në qytet kanë humbur jetën të paktën 90 ushtarë afganë.
Resuljar ndër të tjera ka shtuar se 3 rajone të qytetit Helmand kanë qenë nën kontrollin e talebanëve si dhe 2 rajone të tjera janë duke kaluar nën kontrollin e militantëve talebanë.
Në rajonet Gereshk dhe Sengin të qytetit mes militantëve talebanë dhe forcave të sigurisë afgane janë duke vazhduar konfliktet intensive, por nga qeveria qendrore nuk ka mbërritur mbështetje e mjaftueshme, ka shtuarndër të tjera Resuljar.