Dildar Baykan
22 Maj 2020•Përditësim: 22 Maj 2020
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi se gjatë 3 ditëve në vend flamujt do të ulen në gjysëm shtizë për ata që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Trump tha se "Gjatë 3 ditëve të ardhshme flamujt në të gjitha ndërtesat federale dhe monumentet kombëtare do të ulen në gjysëm shtizë për amerikanët që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit".
Trump theksoi se edhe ditën e hënë flamujt do të jenë në gjysëm shtizë për personat që kanë qenë me detyrë në ushtrinë amerikane.
Në SHBA e cila është një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia e COVID-19, deri më sot janë shënuar 1.6 milionë raste ndërsa mbi 96 mijë të tjerë e kanë humbur jetën nga virusi.