Dildar Baykan
03 Shkurt 2017•Përditësim: 03 Shkurt 2017
SEUL (AA) - Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka paralajmëruar Korenë e Veriut se nëse përdor armë nukleare ndaj SHBA-së apo ndonjë aleati të saj do të përballet me përgjigjen e duhur, raporton Anadolu Agency (AA).
Mattis ka zhvilluar vizitën e parë të tij zyrtare jashtë vendit në Korenë e Jugut me qëllim për të forcuar aleancën kundër Koresë së Veriut. Në kuadër të vizitës së tij ai është takuar me homologun koreano jugor Han Min Koo dhe më pas është zhvilluar një konferencë e përbashkët për mediat.
Mattis në fjalimin e mbajtur në këtë konferencë tha: "Në rast se Koreja e Veriut përdor ndaj SHBA-së apo ndonjë aleati të saj, armë nukleare, do të marrë përgjigjen e merituar".