Güç Gönel
03 Shkurt 2017•Përditësim: 03 Shkurt 2017
ANTALIA (AA) - Në përpjekje për të kaluar në mënyrë të paligjshme nga Turqia në Greqi janë kapur 56 emigrantë nga Pakistani, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e Rojes Bregdetare të Turqisë në afërsi të qytetit turk Bodrum kanë kapur emigrantët të cilët me një gomone janë përpjekur që të arrinë në ishujt grekë.
Bëhet fjalë për shtetas të Pakistanit. Sipas rojes bregdetare, ekipet janë në terren gjatë 24 orëve për të parandaluar kalimin ilegal nga Turqia në Greqi.