Büşra Selvi Öğütcen
25 Shkurt 2016•Përditësim: 25 Shkurt 2016
WAVERLY (AA) – Të paktën gjashtë persona humbën jetën, dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga moti i keq i përcjellë me stuhi që goditi disa shtete federale amerikane. Meteorologët paralajmërojnë se kushtet ekstreme të motit mund të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe kërcënojnë afër 100 milionë njerëz, raporton Anadolu Agency (AA).
Uragani dhe stuhia dy ditë më parë ditën goditën shtetet jugore të Luizianës, Misisipit dhe Floridës, kurse më vonë u përhapën edhe në rajonin e Virxhinias.
Guvernatori i Virxhinias, Terry McAuliffe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në shtetin në të cilin të paktën tre persona e humbën jetën.
Era me shpejtësi 96 kilometra në orë rrëzoi pemët dhe rrokullisi automjetet, e cila shkaktoi bllokimin e trafikut në disa pjesë.