Gülbin Yıldırım
25 Shkurt 2016•Përditësim: 26 Shkurt 2016
WASHINGTON (AA) - Inxhinierët e gjigantit të teknologjisë Apple filluan të zhvillojnë masa shtesë me të cilat do të sigurojnë përdoruesit e kompanisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetës "New York Times", Apple e cila ka refuzuar kërkesën e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) për zhbllokimin e celuarit të sulmuesit nga San Bernardino, Syed Farook dhe gruas së tij, i cili në dhjetor të vitit të kaluar vrau 14 njerëz, IPhone vendosi për të shtuar masat e sigurisë.
"New York Times", shkruan se burimet anonime të afërta me ekspertët e sigurisë dhe njerëzit në Apple thanë se parametrat e reja të sigurisë pjesëtarëve të Byrosë Federale do t'ua ndërlikojnë edhe më shumë punën.
Nëse FBI arrin të marrë kodin e celularit të sulmuesit, masat e reja të sigurisë do të jenë një sfidë e vërtetë teknologjike.