Muhammed Bilal Kenasari
11 Korrik 2016•Përditësim: 11 Korrik 2016
WASHINGTON (AA) – Fayiz Yahya Ahmed Sulejman është i burgosuri i radhës nga burgu i Guantanamos i cili u deportua nga autoritetet amerikane në Itali, raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në deklaratën e saj bën të ditur se deportimi i Sulejmanit në Itali është bërë në bashkëpunim me qeverinë italiane.
"SHBA-të janë mirënjohëse ndaj Italisë për gjestin human që të pranojë të burgosurin dhe për mbështetjen e saj ndaj SHBA-ve në përpjekjet për të mbyllur burgun e Guantanamos", thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.