Muhammed Bilal Kenasari
11 Korrik 2016•Përditësim: 11 Korrik 2016
WASHINGTON (AA) – Në protestat në qytetin Baton Rouge të shtetit Luuisiana në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë arrestuar 48 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas vrasjes së afroamerikanëve Alton Sterling ditën e martë dhe Philando Castile të mërkurën nga ana e policisë amerikane, ende vazhdojnë protestat që filluan në shtete të ndryshme të SHBA-ve.
Sipas të dhënave që mediat lokale i kanë siguruar nga Departamenti i Policisë në Baton Rouge, në protestat e djeshme morën pjesë mijëra persona, ndërsa u arrestuan 48 persona.