Betül Yürük
08 Gusht 2017•Përditësim: 08 Gusht 2017
NEW YORK (AA) – Pas 16 vitesh është vërtetuar identiteti i personit që humbi jetën në sulmet terroriste të Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork, të kryera më 11 shtator të vitit 2001, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Kabinetit për mjekësi gjyqësore në Nju Jork theksohet se me teknologjinë e re të analizave AND është vërtetuar se bëhet fjalë për një burrë, por me kërkesë të familjarëve të tij identiteti i tij nuk do të ndahet me opinionin.
Bëhet fjalë për identifikimin e parë me sukses që nga viti 2015.
Numri i viktimave të identifikuar të sulmit të kryer më 11 shtator rritet në 1.641.
Pjesëtarët e Al-Kaedës më 11 shtator të vitit 2001 në orët e mëngjesit kryen sulme terroriste në Nju Jork dhe Uashington me katër avionë të rrëmbyer pasagjerësh në fluturimet transkontinentale në brigjet lindore dhe perëndimore të SHBA-ve.
Dy avionë goditën kullat e Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork, i treti në Pentagon, ndërsa i katërti u rrëzua në Somerset County në Pennsylvania.