Mohamad Misto
08 Gusht 2017•Përditësim: 08 Gusht 2017
HASEKE/ANKARA (AA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me arsyetimin për luftën kundër DEASH-it vazhdojnë ndihmat ushtarake për organizatën terroriste PYD/PKK në Siri. Në dërgesat e kryera mbrëmë për elementët e organizatës në veri të Rakas janë dërguar gjithsej 112 maune, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazetari i AA-së në Haseke, ka informuar se 112 maunet me municione dhe pajisje ushtarake kaluan kufirin me Irakun dhe hynë mbrëmë në mesnatë në rajonin Haseke i cili ndodhet nën kontrollin e organizatës.
Në autokolonë kanë tërhequr vëmendjen cisternat e karburantit dhe automjetet e blinduara me kapacitet të lartë lëvizshmërie "Hummer" të cilat përdoren nga ushtria amerikane. Dërgesat bëhen kryesisht në orët e natës dhe me maune të mbuluara përsipër.
Ndër të tjera vihet në dukje se në rajonin e PYD/PKK-së më parë janë dërguar gjithsej 909 maune nga të cilat 60 maune më 5 qershor, 20 maune më 12 qershor, 50 maune më 16 qershor dhe 120 maune më 21 dhe 26 qershor, më 5 korrik 82 ndërsa më 9 korrik 102, më 13 korrik 95, më 17 korrik 100, më 22 korrik 100, më 27 korrik 80, më 31 korrik 100.
Sipas dokumentit që gazetari i AA-së ka marrë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), thuhet se në listën e armëve që do t'u jepen grupeve në Siri brenda të cilëve ndodhet edhe PYD/PKK-ja ku përfshihen 12 mijë pushkë të markës kallashnikov, 6 mijë armë automatike, 3.500 armë të rënda automatike, 3 mijë copë RPG-7 prodhim amerikan si dhe 1000 copë anti-tank AT-4 prodhim amerikan ose SPG-9 prodhim rus.
Gjithashtu në të njëjtin kuadër do të jenë edhe 235 predha topi të kalibrave të ndryshëm, 100 pushkë snajper, 450 copë dylbi të tipit PV-7 për pamje nate si dhe 150 copë ndriçues lazer me infra të kuqe.
Operacioni "Vendosmëria Natyrale" e forcave të detyrës së bashkuar të udhëhequr nga SHBA-të ishte njoftuar për fillimin e operacionit në Raka (drejt qendrës së qytetit) që nga 6 qershori. Por, dihet se SHBA-të kanë dërguar ndihma ushtarake për PYD/PKK-në që nga prilli i vitit 2016 e deri më tani.