Bilgin S. Şaşmaz
26 Nëntor 2016•Përditësim: 26 Nëntor 2016
CHICAGO (AA) - Një grup qytetarësh në Chicago të SHBA-së ka bllokuar hyrjet e dyqaneve të markave të njohura, me qëllim për të protestuar kundër dhunës së ushtruar nga policia në këtë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë që në qytetet e tjera "e premtja e zezë" njihet si një nga ditët më shumëngjyrëshe përmes tregtimit të mallrave të mbetura stok, në Chicago kjo ditë është pritur ndryshe. Një grup qytetarësh kanë bërë thirrje njerëzve të bojkotojnë blerjet në këtë ditë.
"Edhe jeta e njerëzve me ngjyrë dhe muslimanëve është e rëndësishme", "Jo Trumpit", "Kërkojmë monitorues të zgjedhur për policinë", ishin disa nga sloganet në pankartat që mbanin protestuesit në duar. Protestuesit brohorisnin edhe me sloganet: "Nëse nuk ka drejtësi, nuk ka as paqe dhe as fitim", si dhe "Sa fëmijë ka vrarë policia e Chicago-s sot?"