Kasım İleri
13 Tetor 2016•Përditësim: 13 Tetor 2016
WASHINGTON (AA) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë goditur të enjten pozicionet e militantëve të lëvizjes Husi në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).
Pentagoni njofton se sulmet mbi tre zonat me radarë në territorin e kontrolluar nga lëvizja Husi në brigjet e Detit të Kuq janë bërë pas sulmeve të mëhershme mbi anijen amerikane “USS Manson”.
“Sulmet janë autorizuar nga presidenti amerikan Barack Obama me rekomandim të sekretarit të Mbrojtjes, Ash Carter dhe gjeneralit Joseph Dunford, ndërsa në shënjestër kanë pasur pozicionet e lëshimit të raketave me të cilat u sulmua anija amerikane 'USS Mason' dhe anije tjera të cilat lundronin në ujërat ndërkombëtarë në Detin e Kuq dhe në ujrëat e Bab al-Mandeb”, thuhet në kumtesën e zëdhënësit të Pentagonit, Peter Cook.