Halit Süleyman
13 Tetor 2016•Përditësim: 13 Tetor 2016
HALEP (AA) - Rritet në 94 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmet ajrore në rajonet nën kontrollin e opozitarëve kryesisht në Halep dhe kryeqytetin Damask dhe në Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i Mbrojtjes civile Nexhip Ensari, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se avionët rusë për gjatë gjithë ditës kanë patur në objektiv rajonet nën kontrollin e opozitarëve në pjesën lindore të qytetit Halep.
Ai tha se në sulmet në fjalë kanë humbur jetën 45 persona në lagjen Firdevs, 5 në Zibedije ndërsa në Hulluk 1, në Mujesir 2, në Katirxhi 2 dhe në Bustan El-Kasr 26.
"Si pasojë e sulmeve janë shkatërruar dhe dëmtuar shumë vendbanime. Ekipet e Mbrojtjes civile po përpiqen me makineri të rënda të nxjerrin personat e mbetur nën rrënoja", tha Ensari.