Ekip
21 Shtator 2016•Përditësim: 21 Shtator 2016
SEUL (AA) – Avioni më i rrezikshëm në listën amerikane të pajisjeve ajrore luftarake ateroi në Korenë e Jugut të mërkurën, një ditë pasi Koreja e Veriut njoftoi se ka kryer një provë të re të suksesshme të raketës me motor, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat Amerikane - Koreja (USFK) kanë mirëpritur bombarduesin supersonik B-1B me aftësi bërthamore, për çka komandanti i Forcave Ajrore amerikane, Thomas W. Bergeson përmes një kumtese deklaroi se “Aleanca mes SHBA-ve dhe Koresë së Jugut nuk do të lëkundet nga sjellja agresive e Koresë së Veriut”.