Aslı Aral
21 shtator 2016•Përditësim: 21 shtator 2016
LONDËR (AA) – Komisioni i Mbrojtjes pranë Parlamentit Britanik ka kritikuar qeverinë për moszbatimin e një strategjie politike në luftën kundër organizatës terroriste DAESH dhe për realizimin e vetëm 65 sulmeve ajrore në Siri që nga viti i kaluar e deri më tani, duke i bërë thirrje më tej që ta rishqyrtojë strategjinë në luftën kundër kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni ka publikuar një raport në lidhje me operacionet e deritanishme të Britanisë kundër DAESH-it në Siri dhe Irak.
Megjithëse është përshëndetur rimarrja e disa rajoneve nga duart e organizatës terroriste DAESH, në raport është kritikuar moszbatimi i një strategjie në luftën kundër organizatës si në Irak, ashtu edhe në Siri. Sipas raportit, që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar e deri më tani Britania ka realizuar 550 sulme në Irak, megjithatë, numri i sulmeve në Siri është vetëm 65.