Ayşe Sarıoğlu
07 Nëntor 2016•Përditësim: 08 Nëntor 2016
CUSHING (AA) – Një tërmet prej 5 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur mbrëmë shtetin federal të SHBA-ve, Oklahoma, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike njoftoi se tërmeti ka ndodhur në ora 19:44 sipas kohës lokale me epiqendër në qytezën Cushing, i cili është i njohur për rezervat e pasura të naftës, rafineri të mëdha si dhe problemet me ujërat e zeza.
Tërmeti u ndie edhe në qytetin Kansas, Arkansas, Misuri dhe Little Rock.