Büşra Selvi Öğütcen
09 Dhjetor 2015•Përditësim: 09 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Për shkak të aktiviteteve ilegale të armatimit, SHBA-ja ka marrë një vendim për të zbatuar sanksione të reja për Korenë e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të BBC-së, Departamenti i Thesarit të SHBA-së ka vënë në shënjestër të vendimit për sanksione ndaj Forcave Strategjike të Raketave të ushtrisë së Koresë së Veriut. Në bazë të këtij vendimi dy banka në tregtinë e armëve dhe tre kompani transporti janë futur në listën e embargos.
Në kuadër të vendimit ndalohet qytetarëve dhe ndërmarrjeve amerikane të bëjnë biznes më këto kompani.
Njoftohet se SHBA-ja me këtë vendim ka vendosur në listën e zezë disa zyrtarë të bankave në Korenë e Veriut për të cilë më parë ishin zbatuar sanksione. Raportohet se ata të cilët janë marrë në listën e zezë janë 5 përfaqësues të "Banka Tanchon Commercial" prej të cilëve dy janë përfaqësuses në Siri dhe dy në Vietnam, gjtihashtu një përfaqësues i bankës "Foreign Trade Bank".
Zëvendës sekretari dhe përgjegjës për Terrorizmin si dhe Inteligjencën në fushën Financiare pranë Departamentit Amerikan të Thesarit Adam Szubin, tha "Koreja e Veriut, duke zgjeruar programin e saj bërthamor, duke vazhduar me blerjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe armëve konvencionale, kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare".
Koreja e Veriut, të cilës për vite të tëra, shumë vende dhe OKB-ja i kanë vendosur sanksione, njoftoi se në muajin shtator objektet bërthamore Yongbyon, përsëri i ka aktivizuar përsëri. Në kuadër të programit bërthamor të Koresë së Veriut, aktivitetet e reaktorit bërthamor Yongbyon i cili është një burim i njohur i prodhimin e plutonit në vitin 2007 janë ndërprerë. Nga ana tjetër qeveria e Pyongyang-it kishte paralajmëruar se në vitin 2013 reaktori do të riaktivizohet.
Korea e Veriut, në muajin maj kishte bërë testet raketave balistike të avancuara të lëshuara nga nëndetëset. Në lajmin e agjencisë zyrtare të lajmeve të Koresë së Veriut, ishte njoftuar se testet raketave balistike të udhëhequra nga lideri i Koresë së Veriut Kim Jong kanë qenë të suksesshme.
Në kuadër të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së Koreja e Veriut e ka të ndaluar të zhvillojë teknologji të raketave balistike.