Ekip
09 Dhjetor 2015•Përditësim: 09 Dhjetor 2015
PARIS (AA) - Samiti për ndryshimet klimatike në Paris ka një vizitor të ri. Bëhet fjalë për një ari polar gjigant mekanik të cilin, të mërkurën në mëngjes, e sollën aktivistët ekologjik në dhomën ku mbahen konferencat, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kjo është vetëm një nga protestat e shumta që kanë ndodhur gjatë Samitit COP21 për ndryshimet klimatike.
"Duam që ariu të paraqesë shpresën e të gjithë nesh në 72 ditët e ardhshme", ka thënë Ben Stewart, aktivisti ekologjik i "Greenpeace".