Riyaz ul Khaliq
01 Gusht 2019•Përditësim: 02 Gusht 2019
Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se India ka marrë lëvdata nga SHBA për zbatimin e sanksioneve të saj ndaj Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne kemi qenë shumë të kënaqur nga bashkëpunimi nga një mik dhe partner i shkëlqyer si India, madje edhe vende më pak të harmonizuara siç është Kina, për zgjedhjen mjaft të dukshme që SHBA të jetë partneri afarist i zgjedhjes”, tha një zyrtar i lartë amerikan, i cituar nga mediat lokale.
Deklarata erdhi menjëherë pasi SHBA goditi me sanksione kryediplomatin iranian, Javad Zarif.
SHBA imponoi sanksione të ashpra ekonomike ndaj Iranit nëntorin e kaluar, duke vepruar për të parandaluar aleatët e saj dhe vendet e tjera që të tregtojnë me Teheranin, veçanërisht në blerjen e naftës.
Pas shpalljes së sanksioneve, SHBA fillimisht u dha lehtësim shtatë vendeve, përfshirë Turqinë dhe Indinë, për të vazhduar me blerjen e naftës iraniane, por lehtësimet përfunduan në maj.
Agjencia indiane e lajmeve PTI raportoi se India, vendi me mungesë të energjisë, ishte transportuesi i dytë më i madh i naftës iraniane dhe e ka ulur pjesën e saj në pothuajse zero.
Zyrtari amerikan pohoi se eksportet e naftës në Iran në muajin korrik u ulën ndjeshëm në 100 mijë fuçi në ditë nga niveli i mëparshëm historik prej 781 mijë.
“SHBA-të thjeshtë vazhdojnë të jenë mirënjohës, veçanërisht nga bashkëpunimi i Indisë si dhe vazhdojnë të jenë shumë të ndërgjegjshëm për nevojat legjitime të energjisë të Indisë”, shtoi ai.
India poashtu ka ulur alokimet e saj për ndërtimin e portit Chabahar të Iranit në 450 milionë rupa indiane (6.5 milionë dollarë) nga 1.5 miliardë rupa (21.8 milionë dollarë) në vitin 2019-2020.