Canberk Yüksel
08 Korrik 2016•Përditësim: 09 Korrik 2016
NEW YORK (AA) – Pesë policë në Dallas janë vrarë nga snajperisitët, pasi mbi dhjetë të tjerë ishin objektiv i sulmit gjatë protestave për shkak të vrasjes së dy afro-amerikanëve gjatë ndërhyrjes së policisë në Minesota, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë një ore policia ka negociuar me të dyshuarin në garazhin në Main Street afër kolegjit El Centro. Tre personat e tjerë të dyshuar janë në paraburgim. Shefi i policisë në Dallas, David Brown të premten tha se i dyshuari ka porositur se “fundi po vjen” se bombat janë vendosur në të gjitha anët dhe se do të vrasë dhe lëndojë shumë prej nesh”.
Duke u fshehur në një garazh ai vazhdoi të qëllojë drejt policëve. Pesë apo gjashtë breshëri janë regjistruar në video incizimin gjatë të enjtes mbrëma, ndërsa Brown tha se dyshohet për dy snajperistë. “Kam përshtypje se janë dy snajperistë që kanë qëlluar dhjetëra policë. Të shtënat kanë ardhur nga ndërtesat përreth. Tre nga policët ndërruan jetë, dy janë operuar, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje kritike”, tha Brown.
Pak më vonë, në llogarinë e policisë në Twitter u publikua njoftimi se një tjetër polic ka ndërruar jetë, pastaj edhe një tjetër, ku numri i të vrarëve u rrit në pesë. Brown shtoi se në vazhdim është kërkimi intensiv për të gjetur të dyshuarin ose të dyshuarit.
Policia në rrjetet sociale ka shpërndarë një foto të një njeriu të maskuar të cilin e ka etiketuar si një nga të dyshuarit, dhe i kërkoi publikut ndihmë në identifikimin e tij.
Një burrë i cili u prezantua si vëllai më i ri i personit të dyshuar nga fotografia, për një televizion lokal tha se vëllai i tij vullnetarisht ka dorëzuar armën në polici që të përjashtuar veten nga secila mundësi që të dyshohet si i përfshirë në të shtënat.