Halit Süleyman
08 Korrik 2016•Përditësim: 09 Korrik 2016
HALEP/IDLIB (AA) – Nga sulmet ajrore të regjimit të Sirisë në Halep dhe Idlib kanë humbur jetën dhjetëra civilë dhe janë plagosur dhejtëra të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kështu nga sulmet ajrore të regjimit dhe avionëve luftarakë të Rusisë ndaj rajoneve nën kontrollin e opozitarëve në Halep kanë humbur jetën 22 civilë.
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së i ka marrë nga autoritetet e mbrojtjes civile, forcat e regjimit dhe ata të Rusisë, dje në tërë vendin kanë shkelur armëpushimin i vendosur me rastin e Fitër Bajramit dhe kanë bombarduar zonat nën kontrollin e opozitarëve në Halep.
Si pasojë e bombardimeve të avionëve luftarakë të regjimit dhe Rusisë ndaj vendbanimeve në lagjet Biadin, Tarik el Bab, Salihiyin, Cezmatiy, qarkut Etraib dhe rajonit Kafr Halep në Halep humbën jetën 22 persona, në mesin e të cilëve ka fëmijë dhe gra.
Autoritetet të cilët theksojnë se në sulmet me bombë janë shkatërruar një numër i madh të ndërtesave, shtojnë se ekipet e mbrojtjes civile mundohen që të arrijnë tek njerëzit nën rrënoja.
Ndërsa nga sulmi që avionët e ushtrisë siriane ndërmorën ndaj vendbanimeve në qytezën Darkush të Idlibit, 15 civilë kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.
Sipas të dhënave të marra nga zyrtarët e mbrojtjes civile, avionë të ushtrisë së regjimit kanë bombarduar vendbanimet në qytezën Darkush në Idlib, që gjendet nën kontrollin e forcave opozitare, duke e shkelur armëpushimin e shpallur prej 72 orëve.
Njoftohet se si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 15 civilë, në mesin e të cilëve ka pasur edhe gra dhe fëmijë, ndërsa 20 persona të tjerë janë plagosur. Bëhet e ditur se të vrarët dhe të plagosurit janë nxjerrë nga zona e sulmit nga ekipet e mbrojtjes civile.
Zyrtarët theksuan se në zonën e bombarduar janë shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa të plagosurit janë marrë për trajtim mjekësor në spitalet fushore.
Regjimi sirian kishte shpallur armëpushimin 72-orësh prej orës 01:00 më datë 6 korrik 2016 deri në orën 00:00 të datës 8 korrik 2016 për arsye të Fitër Bajramit. Përkundër kësaj, forcat e regjimit dhe avionët rusë thyen armëpushimin duke i sulmuar vendbanimet në Halep dhe Idlib.