Ayşe Aktaş
15 Dhjetor 2016•Përditësim: 15 Dhjetor 2016
WASHINGTON (AA) - Ligjërohet pa u miratuar nga presidenti Barack Obama projektligji i cili zgjat afatin e sanksioneve të caktuara në fushën e energjisë të zbatuara nga SHBA-ja kundër Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest, ka theksuar se me mos nënshkrimin nga Obama të projektiligjit që parashikon zgjatjen e sanksioneve edhe për 10 vite është vendosur të ligjërohet projektligji.
Ndër të tjera Earnest ka shprehur se janë përdorur dhe do të vazhdohet të përdoren të gjitha autoritetet e nevojshme për të tërhequr sanksionet në fjalë të ngritura në kuadër të marrëveshjes bërthamore të arritur mes qeverisë së SHBA-ve dhe Iranit.