Doga Kirmizioglu
15 Dhjetor 2016•Përditësim: 15 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Ylli i kombëtares argjentinase dhe klubit të futbollit Barcelona, Lionel Messi, do të martohet me të dashurën e tij shumëvjeçare Antonella Roccuzzo, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç theksojnë mediat spanjolle dhe argjentinase, Messi dhe Roccuzzo do të lundrojnë në ujërat martesore në verën e vitit të ardhshëm.
Martesa e madhe është planifikuar në qytetin argjentinas Rosario, ndërsa do të ftohen qindra mysafirë.
Messi dhe Roccuzzo u njoftuan teksa ishin adoleshentë, ndërsa së bashku jetojnë nga viti 2008.
Miqësia shumëvjeçare u shndërrua në lidhje ku tani kanë dy djem Thiago (4) dhe Matea (1).