Diyar Güldoğan
01 Nëntor 2022•Përditësim: 01 Nëntor 2022
Burime diplomatike bëjnë të ditur se ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologu i tij rus, Sergey Lavrov, në një bisedë telefonike kanë diskutuar marrëveshjen e eksportit të drithërave të pezulluar së fundmi, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet diplomatike, të cilët kërkuan të mos identifikohen për shkak të kufizimeve për të folur në media, nuk dhanë informacione të mëtejshme për bisedën telefonike.
Të shtunën, Rusia njoftoi pezullimin e saj të marrëveshjes së eksportit të drithërave të Detit të Zi, e cila është ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara (OKB).
Më 22 korrik, Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rifilluar eksportet e drithërave në Detin e Zi, që u ndërprenë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në muajin shkurt.
Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja u formua në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat.
Nga ana e saj, Türkiye vazhdon të marrë iniciativa të nevojshme me të gjitha palët për të zgjidhur problemet që lidhem me zbatimin e marrëveshjes, në bazë të të cilës janë transportuar mbi 9 milionë tonë drithëra që nga fillimi i muajit gusht, duke ndihmuar në frenimin e një krize globale ushqimore.