Emre Aşıkçı
20 Qershor 2020•Përditësim: 20 Qershor 2020
Shefi i Asociacionit të Atletikës Evropiane, Svein-Arne Hansen, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare pasi nuk arriti të rimarr veten pas një sulmi në tru që pësoi në muajin mars, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Jam shumë i trishtuar kur kuptova për vdekjen e Svein Arne sot. Ai ishte një udhëheqës i shkëlqyer, vizionar për sportin tonë dhe një personalitet karizmatik brenda familjes së atletikës", tha në një deklaratë Dobromir Karamarinov, president i përkohshëm i Atletikës Evropiane.
Svein Arne ishte presidenti i pestë i Atletikës Evropiane, pasi u emërua për herë të parë në vitin 2015 dhe më pas u riemërua në vitin 2019.