Mustafa Deveci
18 Mars 2023•Përditësim: 18 Mars 2023
Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu zhvillon vizitë zyrtare në Egjipt me ftesë të homologut të tij egjiptian Samih Shoukri, raporton Anadolu.
Çavuşoğlu është kreu i parë i diplomacisë turke që viziton Egjiptin pas 11 vitesh ndërsa është paralajmëruar se do të takohet me ministrin egjiptian Shoukri dhe se do të mbahet edhe një takim i delegacioneve të zgjeruara të dy vendeve.
Egjipti dërgoi ndihmë të konsiderueshme për Türkiye-n pas tërmeteve shkatërruese të muajit të kaluar me qendër në Kahramanmaraş ndërsa ministri i Jashtëm i Egjiptit vizitoi Türkiye-n në shenjë solidariteti më 27 shkurt dhe zhvilloi bisedime me Çavuşoğlun.