Gökhan Kavak
19 Gusht 2017•Përditësim: 20 Gusht 2017
ABUJA (AA) – Në shtetin e Afrikës Perëndimore, Nigeri, si rezultat i shembjes se 43 ndërtesave brenda 19 muajve të fundit, 272 persona kanë humbur jetën, ndërsa 147 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të "Daily Trust", në 199 muajt e fundit në Nigeri u shembën 43 ndërtesa, ku 272 persona të cilët mbeten nën rrënoja humben jetën.
Në gjithë shtetin vitin e kaluar u shembën gjithsej 20 ndërtesa, ku humbën jetën 251 persona dhe 80 të tjerë u plagosën. Ndërkaq gjate periudhës se muajve janar-korrik të këtij viti u shemben 23 ndërtesa. Si rezultat i shembjes 21 persona humbën jetën, kurse 67 të tjerë u plagosën.
Shemben kishat
Si pasojë e shembjes së kulmit të një kishe në provincën Akwa Ibom, në jug të shtetit, 160 persona kishin humbur jetën. Kjo është regjistruar si shembja e ndërtesës e cila ka rezultuar me vdekjen e më shumë personave.
Vitin e kaluar, si rezultat i shembjes së një ndërtese e cila ishte duke u ndërtuar në provincën Lagos, 34 persona humbën jetën, kurse 11 të tjerë ishin plagosur.
Arsyeja e shembjeve, "ndërtesat e dobëta"
Në Nigeri, vend me një popullsi prej rreth 200 milionë banorë, arsyeja kryesore e shembjes së ndërtesave thuhet se është përdorimi i materialeve jo të mira dhe mosmirëmbajtja e ndërtesave.
Kryetari i Këshillit të Ndërtimtarëve të Regjistruar të Nigerisë, Prof. Dr. Kebir Bala, në një deklarate për gazetarët thotë se shembja e ndërtesave po realizohet për disa arsye dhe se mes tyre është “Puna e keqe dhe materialet jokualitative”.