Recep Şakar
19 Gusht 2017•Përditësim: 20 Gusht 2017
MELBOURNE (AA) - Në zjarret e shpërthyera në zonat me shkurre të qytetit Sunshine Coast të provincës Queensland, në veri të Australisë, 5 shtëpi janë në gjendje të papërdorshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së Shërbimeve të Zjarrfikësve dhe të Emergjencës (QFES), zjarret dje në rajonin Little Mountain të qytetit, me ndikimin e erës u përhapën edhe në vendbanime, ku në Noosa 5 shtëpi u dogjën.
Në zjarrin i cili preku 700 hektarë tokë, përveç ekipeve të zjarrfikësve prej 100 personash po ndërhyhet edhe nga ajri. Zjarri ende nuk është arritur të merret nën kontroll.
Zyrtarja e QFES-së, Michelle Young, thotë se me ndikimin e erës me shpejtësi prej 70 kilometrash në orë, zjarri po vazhdon të përhapet drejt vendbanimeve. Ajo u rekomandoi atyre që mendojnë se nuk janë në rajone të sigurta të shkojnë në qendra të evakuimeve.
Nga zjarret në vitin 2009 që njihet si “E shtuna e zezë” (Black Saturday) në provincën Victoria, 173 persona kishin humbur jetën, kurse 414 të tjerë ishin plagosur.