Dildar Baykan
06 Janar 2019•Përditësim: 07 Janar 2019
NEW YORK (AA) - Madison Square Garden, një ndër vendet e famshme të New Yorkut, këtë herë priti performues të rodeos me famë botërore, raporton Anadolu Agency (AA).
Shfaqja e cila u organizua nga "Performues profesional të rodeos" dhe e cila tashmë është shndërruar në një traditë u zhvillua në Madison Square Garden.
Performuesit e rodeos stadiumin e famshëm sportiv e shndërruan në një arenë, ndërsa në shfaqjen e tyre mbi demat qindra kilogramësh mundësuan që audienca të kaloj çaste të emocionuara.
Në evenimentin ku qytetarët e New Yorkut shfaqën interes të madh, morën pjesë rreth 35 performues të rodeos të cilët kanë fituar kampionate në nivel botërorë.
Fëmijët dhe të rriturit me kostumet e koubojit shfaqën pamje të larmishme. Në pjesën e fundit të evenimentit edhe performuesit fëmijë të rodeos shfaqën një spektakël.