Ekip
01 Nëntor 2017•Përditësim: 01 Nëntor 2017
TOKIO (AA) – Dhoma e Poshtme e Parlamentit të Japonisë sërish ka zgjedhur Shinzo Abe për kryeministër të vendit pasi Partia e tij Liberale – Demokratike (PLD) fitoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme muajin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Për emërimin e sërishëm të Abe votuan 312 deputetë prej gjithsej 465, aq sa numëron kjo Dhomë. Pritet që Abe gjatë ditës të emërojë ministrat e njëjtë në kabinetin e tij.
Kryeministri japonez në shtator shpërndau Dhomën e Poshtme të Parlamentit japonez, duke hapur rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 22 tetor.
Abe postin e kryeministrit e mori në dhjetor të vitit 2012, ndërsa gjatë zgjedhjeve të fundit fitoi mandat të ri tre vjeçar.