Büşra Selvi Öğütcen
19 Janar 2016•Përditësim: 20 Janar 2016
TOKIO (AA) - Japonezi Yasutaro Koide, njeriu më i vjetër në botë vdiq në moshën 112-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Ministria e Mirëqenies, Punës dhe Shëndetësisë në Japoni deklaruan se Koide ka vdekur 2 muaj para ditëlindjes së tij 113-të në një spital në qytetin Nagoya ku ai ishte nën trajtim për shkak të sëmundjeve të zemrës.
Koide i cili ka lindur më 13 mars 1903 në Japoni ka qenë rrobaqepës në pension. Në gusht me një ceremoni të organizuar në shtëpinë e pleqve ku qëndronte kishte fituar titullin e njeriut më të moshuar në botë. Me këtë rast atij iu prezantua një pllakë.
Në ceremoninë ku morën pjesë fëmijët, nipërit dhe stërnipërit e Koide-s, ai kishte thënë se sekreti për një jetë të gjatë dhe të lumtur, është të mos e teprosh me asgjë. Ata që ndoqën ceremoninë i ka këshilluar që të qëndrojnë larg nga cigaret dhe alkooli.
Në Japoni, vendi me normën më të shpejtë të plakjes në botë, më shumë se 61 mijë njerëz janë mbi moshën 100-vjeçare, prej të cilëve 90 përqind janë gra.
Njeriu më i vjetër në botë, sipas librit Guines aktualisht është 116-vjeçarja Susannah Mushatt Jones nga Brooklyn-i. Titullin e personit më të vjetër në botë ende e mban Jeanne Calment e cila vdiq në gusht në vitin 1997, ndërsa ka jetuar 122 vjet e 164 ditë.