Betül Yürük
31 Tetor 2017•Përditësim: 01 Nëntor 2017
NEW YORK (AA) - Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pasi drejtuesi i një kamionçinë ka drejtuar mjetin e tij mbi këmbësorët në korsinë e biçikletave në afërsi të Qendrës Tregtare Botërore në New York, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Associated Press në lajmin e saj të bazuar në burimet e policisë ka njoftuar se në ngjarje kanë humbur jetën 6 persona dhe 15 të tjerë janë plagosur.
Sipas lajmeve në mediat amerikane, mësohet se një person ka përplasur me automjetin e tij kalimtarët në korsinë e biçikletave në afërsi të Qendrës Tregtare Botërore në New York.
Ndërkohë departamenti i policisë së New Yorkut ka bërë të ditur se ka ndaluar personin e dyshuar dhe rrethuar zonën. Gjithashtu bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipet për asgjësimin bombave, ndërsa FBI-ja ka njoftuar se ngjarjen e kanë vlerësuar si sulm terrorist.