Besar Ademi
31 Maj 2016•Përditësim: 01 Qershor 2016
SHKUP (AA) – Muzeu ushtarak i Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) me një ceremoni solemne dhe shfaqjen e Batalionit për nderime të ARM-së në Portën Triumfale “Maqedonia” shënoi 10 vjetorin e themelimit. Muzeu ushtarak i ARM-së u hap në vitin 2006 me iniciativë të Ministrisë së Mbrojtjes në bashkëpunim me Ministrinë e Kulutrës, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtor i Muzeut ushtarak, Aleksandar Stojçev tha se Muzeu që drejton ai për detyrë kryesore ka të kujtoj të kaluarën ushtarake të këtij vendi, si dhe përforcimin e ndërgjegjes ndërkombëtare përmes bashkëjetesës së qytetarëve të Maqedonisë rreth kulturës së përbashkët të kaluar në këtë vend.
“Muzeu ushtarak i Republikës së Maqedonisë është një institucion që ka për qëllim të zbulojë, grumbullojë, kërkojë, ruajë dhe ekspozojë sende, dokumente, harta dhe argumente të tjera që kanë të bëjnë me historinë ushtarake të Maqedonisë”, tha Stojçe.
Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Zoran Jolevski tha se me themelimin e këtij muzeu krijoi kushte themelore për të pasuruar kujtesat individuale dhe kolektive të së kaluarës ushtarake të këtij vendi.
“Muzeu ushtarak ka një rëndësi të madhe si vend ku mblidhen ekspozitat për personalitetet dhe ngjarjet nga luftërat e gjata me shekuj në këtë vend. Këto ekspozitat përkujtojnë atdheun tonë dhe të ardhmen e brezave tonë. Muzeu ushtarak është institucion i vetëm kombëtar ku sistematikisht mblidhen dhe ruhen burimet kulturore të ushtrisë sonë bashkëkohore”, deklaroi Jolevski.
Jolevski theksoi se muzeu ushtarak është duke u zhvilluar jo vetëm si një burim i patriotizmit, por edhe si një burim i jetës së përbashkët mes përkatësive të ndryshme që jetojnë në Maqedoni.