Ilgın Karlıdağ
22 Mars 2016•Përditësim: 22 Mars 2016
BRUKSEL (AA) – Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur sot në mëngjes në aeroportin "Zaventem" të Brukselit, ndërsa sipas informacioneve të para të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa më shumë të tjerë janë plagosur, njoftoi policia belge, raporton Anadolu Agency (AA).
Aktualisht nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërsa paraprakisht gazeta belge Le Soir raportoi se ka më shumë viktima dhe se incidenti ka ndodhur në hapësirën për verifikimin e biletave. Televizioni shtetëror belg raporton se aeroporti është evakuuar dhe se ka një konfuzion në mesin e pasagjerëve.