Mohamad Misto,Daniel Gallego
12 Dhjetor 2015•Përditësim: 12 Dhjetor 2015
HOMS (AA) - Në Siri, si pasojë e shpërthimit të një automjeti të ngarkuar me lëndë eksplozive, sipas vlerësimeve të para 15 njerëz kanë humbur jetën, dhe 30 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, si pasojë e shpërthimit të një automjeti të ngarkuar me eksploziv në afërsi të spitalit el-Ehli i cili gjendet në lagjen Ez-Zehra të qytetit Homs, lagje e cila është nën kontrollin e regjimit, sipas vlerësimeve të para 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë ka shqetësime për rritjen e numrit të vdekurve dhe të plagosurve. Gjithashtu u njoftua se pas shpërthimit, në rajon kanë ndodhur dëme të mëdha materiale.