19 janar 2016•Përditësim: 19 janar 2016
MOSKË (AP) — Një vullkan në Lindjen e Largët të Rusisë ka shpërthyer, duke nxjerr hi mbi tetë kilometra (pesë milje) mbi nivelin e detit, ku krijoi rrezik të mundshëm për trafikun lokal ajror, raporton Anadolu Agency (AA).
Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë në zonën Kamchatka raportoi të martën se shtëllunga tymi nga vullkani Zhupanovsky shkojnë në lindje të Oqeanin Paqësor. Instituti gjithashtu lëshoi një kod me ngjyrë të portokalltë, duke sinjalizuar se një erupsion është duke u zhvilluar, më pas duke paralajmëruar avionët që të shmangin fluturimet në afërsi të vendit të shpërthimit.
Vullkani gjendet 70 kilometra nga qyteti më i afërt, dhe nuk ka hi nga erupsioni në zonat e populluara, bënë të ditur shërbimet lokale të emergjencës për agjencinë e lajmeve ruse TASS.