Seyfeddin Trablusi ,Afra Aksoy
19 janar 2016•Përditësim: 19 janar 2016
TRIPOLI (AA) - Në Libi zyrtarisht u formua qeveria e Pajtimit Kombëtar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga Këshilli Presidencial theksohet se është formuar qeveria e Pajtimit Kombëtar e cila përbëhet nga 32 ministra.
Në deklaratën në të cilën thuhet se qeveria është formuar në kuadër të planit i mbështetur nga OKB-ja dhe negociatave të mbajtura mes palëve me muaj, shtohet se ''El-Mehdi el-Burusi është emëruar ministër i Mbrojtjes, Abdusselam el-Culeydi i Drejtësisë, El-Arif el-Harce është emëruar në postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme Mervan Ali''.
Këshilli Presidencial i qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, në deklaratën e publikuar të dielën e kaluar kishte njoftuar se për shkak se nuk arrihet marrëveshja për disa çështje themelimi i qeverisë është shtyrë për 48 orë.