Riyaz Khaliq Khaliq
01 Prill 2022•Përditësim: 01 Prill 2022
Të paktën 5 fëmijë, përfshirë një vajzë, kanë humbur jetën sot në jug të Afganistanit kur shpërtheu një predhë mortaje e mbetur nga lufta e gjatë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dy fëmijë të tjerë u plagosën në një shpërthim që ndodhi në qarkun Marjeh në provincën Helmand, njoftoi agjencia e lajmeve Bakhtar.
Ka miliona municione dhe mina tokësore të pashpërthyera në të gjithë Afganistanin pas dekadash lufte midis forcave të udhëhequra nga SHBA-ja dhe talebanëve ndërsa viktimat më të zakonshme të shpërthimeve të tilla janë fëmijët.