Ali H. M.Abo Rezeg
23 prill 2018•Përditësim: 24 prill 2018
GAZA (AA) - Një palestinez ka humbur jetën në një shpërthim në veri të Rripit të Gazës, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Po ashtu, një fëmijë është plagosur si pasojë e shpërthimit, tha në një deklaratë zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qidra.
Shkaku i shpërthimit mbetet i panjohur.
Ministria e Brendshme e drejtuar nga Hamasi ende nuk ka dhënë deklaratë mbi shpërthimin.