Zehra Ulucak
12 Gusht 2016•Përditësim: 12 Gusht 2016
MANILA (AA) – Si pasojë e shpërthimit që ndodhi në një burg në Filipine, humbën jetën dhjetë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Inspektori i lartë Xavier Solda, zëdhënës i Byrosë së Menaxhimit të Burgjeve dhe Penologjisë, tha se si pasojë e shpërthimit që ndodhi nga shkaqe enda të paditura në Burgun Paranaque në Manila, dhjetë të burgosur humbën jetën, prej të cilëve dy shtetas të Kinës.